Dëshmitari Emin Tmava ka deklaruar se mospërputhja në nënshkrime të operatorit Litwin bëri që të anulohej procedura e parë e prokurimit për riparime në Bllokun A5. Në ditën e dytë të dëshmisë së tij në rastin ku për korrupsion akuzohen ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ish-shefi i zyrës së prokurimit Ymer Dragusha dhe avokati Isuf Zejna, Tmava që ishte zyrtari i prokurimit në KEK në kohën e aktakuzës foli për arsyet e anulimit të tenderit të hapur.
“Nënshkrimet në deklaratën nën betim nuk kanë qenë autentike dhe të njëjta me dokumentet e tjera”, tha Tmava.
Tek iu përgjigj pyetjeve të mbrojtjes së Nagip Krasniqi dëshmitari Tmava tha se nuk kishin zgjidhje tjetër përveç të mos nënshkruanin kontratë me kompaninë Litwin.
“Ndoshta e ka vu në siklet por nuk mund ta rekomandojë kur një operator ekonomik nuk është i përgjegjshëm”, u shpreh ai.
Tmava tha se nuk ka parë presion, mirëpo ishte i pranishëm kur Dragusha i ka thënë Krasniqit se nuk mund ta nënshkruajë kontratën me Litwin pa i dhënë urdhër për këtë me shkrim.
“Kryeshefi ka kërkuar që të vazhdohet me procedura për procedim të kontratës për shkak të afateve. Z. Dragusha i ka thënë që kam kërkesë ose urdhër nga ana juaj... I ka thënë se do të ndihmoj ta përpilosh tekstin”, tha dëshmitari Tmava.
Edhe
Dragusha: Nagip Krasniqi insistoi të firmosej kontrata me kompaninë që s’i përmbushte kushtet
Ai tha se nuk ka pasur dëme në kuptimin e prokurimit publik meqë asnjë pagesë nuk i është bërë kompanisë.
Dëshmitari tha po ashtu se beson që menaxhmenti dhe Ymer Dragusha kanë bërë negocim edhe në periudhën pas anulimit të tenderit.
Ish-kryeshefi i KEK-ut sot para gjykatës
Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi, i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do...-
Isufi: S’u favorizua ndonjë kompani në prokurimin për riparimin e kaldajës së A5-shit
-
Dëshmitari në rastin “KEK 2” tregon për mospërputhjet e nënshkrimeve në tender
-
Dëshmitari thotë se i akuzuari Dragusha u urdhërua nga Krasniqi t’i jepet një operatori kontrata
-
Podrimaj: Nuk pata presion për t’i nënshkruar kontratat