Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deri në dy orë pritjet në Merdare për të dalë nga Kosova

Foto: Koha

Deri në dy orë janë pritjet për të dalë nga Kosova përmes kufirit të Merdares.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet në Merdare janë 1 orë e 30 minuta deri në 2 orë, transmeton Koha.net.

Ndërkaq pritjet për të hyrë janë 3 deri në 5 minuta.

Pritje ka edhe tek Dheu i Bardhë. Sipas njoftimit, 30 deri në 40 minuta nevojiten për të dalë nga Kosova përmes kësaj pike kufitare.