Gjatë ditës së djeshme u bë me dije se prokuroria ka nisur procedim penal për më shumë se 60 persona, pasi shkatërruan flamurin turk të vendosur në digën e një hidrocentrali në Qafë Mollës të Mirditës.
Dihet nga historia se turqit, të cilët pushtuan Shqipërinë dhe e mbajtën atë për afro 500 vjet, kurrë nuk guxuan të pushtojnë apo hyjnë nëpër Mirditë, e cila ruajti zakonet, doket, fenë shqiptare dhe gjuhën e paprekur shqipe, shkruan KohaJonë.
Lidhur me këtë vendim dhe me sjelljen e policisë ka reaguar ashpër deputeti i PS-së, Pjerin Ndreu, i cili përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, i ka bërë thirrje prokurorisë dhe policisë që të mos marrin hapa ligjor për të ndëshkuar banorët.
Për Ndreun, vendosja e flamurit nga ana e kompanisë turke, që po kryen punimet të këtij hidrocentrali, ishte një akt i turpshëm dhe i papërgjegjshëm.
Ky është postimi i plotë i deputetit Ndreu:
Nuk kuptoj pse prokuroria nuk fillon procedim penal per mozaikun e flamurit turk ne Qaf Molle Mirdite, por per disa djem e burra qe me te drejte te zotit shkuan dhe e hoqen ate flamur qe nuk eshte vendose dot as nen sundimin e Perandorise Osmane 500 vjet ne ate toke. Ai flamur ishte nje provokacion i shemtuar i nje firme investuese turke qe nuk ka tager te ndertoje faqe flamujsh dhe as nuk disponon leje ndertimi per ate mozaik.
Edhe
Policia ka nisur hetimet për videon ku shfaqet përdhosja e flamurit turk
Me se paku firma turke ka konsumuar vepren penale te ndertimit pa Leje, keshtu qe duhej te merrej policia e institucionet e tjera te shtetit me pare! Kjo nuk ndodh me asnje nga investitoret e huaj te asnje shteti ketu! Keshtu qe prokuroria te pushoje menjehere çeshtjen penale ndaj burrave qe moren pjese ne shkaterrimin e atij mozaiku ne nje toke qe nuk i perket!
Kam marre shume reagime nga qytetare qe jane ndaluar, që thirren ne polici e prokurori per nje veprim qe eshte me se normal! Jetojme ne Shqiperi e jo ne Turqi te nderuar prokurore te ketij shteti. Kujdesuni te mbroni flamurin shqiptar e jo nje flamur te huaj!
-
Për prishjen e flamurit turk në Lezhë po hetohen 60 persona
-
Protestuesit shkatërrojnë flamurin turk në HEC-in e Qafë Mollës
-
Vendosja e flamurit shqiptar mbi automjetin e policisë në Tuz, Policia procedon katër të dyshuar për kundërvajtje
-
Arsimtari i akuzuar për përdhosje të simboleve kombëtare thotë se Prokuroria e ka tjetërsuar ngjarjen