Koha.net ka arritur të sigurojë një fotografi të deputetit të Partisë Social Demokrate (SPD) gjermane, Josip Juratoviq, në një tubim me diasporën shqiptare të organizuar sot afër qytetit të Shtutgartit nga partia Vetëvendosje.
Në foto dallohet deputeti Juratoviq i ulur në panel bashkë me kryetarin e VV-së Visar Ymeri dhe Aida Dërgutin. Deputeti Josip Juratovic mbulon rajonin e Ballkanit për Partinë Social Demokrate gjermane.
Ai është me origjinë kroate dhe jeton në Gjermani që prej viteve të 70-ta.
Juratoviq është deputet në Bundestag që nga vitit 2005, dhe është anëtar i Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë.
Artikuj të ngjashëm
-
Deputeti gjerman: S’mund të tolerohet sjellja autokratike e Vuçiqit
-
PSD kërkon që Kuvendi të marrë përgjegjësi për proceset në vend
-
Takimi në Shkup, socialistët mobilizohen kundër rritjes së ekstremit të djathtë në Evropë
-
Deputeti gjerman thotë se serbët në veri po manipulohen nga Kosova dhe Serbia
-
Siguria në Ballkanin Perëndimor, temë diskutimi ndërmjet deputetëve kosovarë e delegacionit gjerman