Deputetit Etem Arifi do t’i duhet të shkojë në burg, për vuajtjen e dënimit.
Gjykata e Apelit e ka refuzar ankesën e tij, duke ia vërtetuar dënimin e shqiptuar nga Themelorja.
“Sipas vlerësimit të Kryetarit të Gjykatës së Apelit, gjykata e shkallës së parë, drejtë ka vlerësuar se kërkesa e mbrojtësit të dënuarit për shtyrje të dënimit, në rastin konkret, është e palejuar, për shkak se nga shkresat e lëndës shihet se të dënuarit me parë, i është lejuar shtyrja e vuajtjes së dënimit dy herë, për nga 2 (dy) muaj, ndërsa tani i dënuari nëpërmjet mbrojtësit të tij ka paraqitur për të tretën herë kërkesë”, shkruhet në arsyetimin e vendimit të Apelit, teksa shtohet se e drejta për ta kërkuar shtyrjen e vuajtjes së dënimit tashmë është konsumuar.
Deputeti Etem Arifi është dashur që më 9 mars të shkonte për vuajtje të dënimit prej 1 viti e 3 muaj mirëpo kishte paraqitur kërkesë me të cilën ishte shtyrë ekzekutimi i dënimit për 2 muaj. Mosshkuarja për vuajtje të dënimit Arifit ia mundësoi që të votonte për mosbesimin e Qeverisë Kurti. Deputeti Etem Arifi dhe Bajram Gashi, drejtori i OJQ-së “Zëri i Ashkalinjve”, akuzohen për përvetësim të rreth 26 mijë eurove.
Ai u dënua me vendim të formës së prerë për veprën penale "Mashtrim me subvencione".
-
Deputeti Arifi ankohet në Apel, s’shkon në burg për vuajtje të dënimit
-
Deputeti Arifi nga 1 tetori po e vuan dënimin në burgun e Lipjanit
-
Dorëzohet deputeti Etem Arifi
-
Kushtetuesja ende s’ka vendim rreth votës së Etem Arifit, deputeti është në arrati
-
Urdhërarresti ndaj Arifit ia komplikon punën Qeverisë Hoti