Deputeti i Partisë së Ashkalinjve për Integrim, Etem Arifi, po vuan dënimin në burgun e Lipjanit për mashtrim me subvencione.
Zyrtari i Lartë për Komunikim me Publikun, Florent Gashi, ka konfirmuar për KOHËN se Arifi që nga 1 tetori është transferuar në Qendrën Korrektuese të Lipjanit.
"Aktualisht është dërguar në Qendrën Korrektuese të Lipjanit. Prej 1 tetorit është transferuar nga Qendra e Paraburgimit në Prishtinë në Qendrën Korrektuese në Lipjan", tha ai.
Etem Arifi është i dënuar me një vit e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione. Vendimi u bë i plotfuqishëm në janar të vitit 2020. Për dënimin Arifi ishte ankuar në Gjykatën Kushtetuese, por ajo njoftoi më pas se e ka shpallur të papranueshme kërkesën e tij.
Më 29 shtator, Arifi është vetdorëzuar tek organet e drejtësisë pasi deri atëherë ai ndodhej në arrati.
-
Arratisen dy të burgosur nga Qendra Korrektuese në Lipjan, rikthehen pas arrestimit
-
Azemi: Për të gjitha vendimet e padrejta përgjegjës është Blerim Isufaj
-
Azemi: Turp atyre që lirojnë kriminelët serbë e na dënojnë neve për reagim
-
Fatmir Sheholli, i dyshuar për spiunazh, kthehet në paraburgim pas trajtimit në spital
-
Rama paralajmëron padi ndaj Mihalit: Po ecim drejt autokracisë