Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë së Ashkalinjëve për Integrim, Etem Arifi, është liruar nga burgu.
Zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi e ka konfirmuar lajmin për KOHËN, duke shtuar se lirimi i tij është bërë me vendim të panelit për lirim me kusht.
“Po, me vendim të panelit për lirim me kusht, personi në fjale është liruar dje në ora 16:00”, ka thënë Gashi.
Gjykata Themelore në Prishtinë, në vitin 2018 e ka dënuar me dy vjet burgim me kusht, deputetin Arifi, pasi ai është shpallur fajtor për veprën penale të mashtrimit me subvencione.
Sipas aktakuzës, Etem Arifi ka shfrytëzuar pozitën e tij të deputetit për të ndikuar për dhënien e subvencioneve për OJQ-në “Zëri i Ashkalinjëve për Integrim”, duke siguruar në këtë mënyre shumën prej 25.646.00 euro.
-
Deputeti Arifi nga 1 tetori po e vuan dënimin në burgun e Lipjanit
-
Dorëzohet deputeti Etem Arifi
-
Pritet që Kushtetuesja ta shpallë të pavlefshme votën e deputetit Arifi, vendi në prag të zgjedhjeve
-
Deri në dhjetor, Qeveria Hoti do të mbetet me 60 vota në Kuvend
-
Kushtetuesja ende s’ka vendim rreth votës së Etem Arifit, deputeti është në arrati