Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deputetëve “u lehtësohet” mënyra e dhënies dorëheqje

Ish-kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës, Avni Klinaku, në një shkrim në Facebook, “ua ka bërë më të lehtë” mënyrën e dhënies së dorëheqjes deputetëve aktualë. Ai ka prezantuar një formular të dorëheqjes, pasi u publikuan shpenzimet enorme të deputetëve që kanë përfituar nga kompensimi për udhëtime.

Me formularin e publikuar, ish-kreu i Lëvizjes për Bashkim ka thënë se po përpiqet t’u ndihmojë pak deputetëve për atë që ka munguar për dy dekada në Kosovë.

“Ky ‘formular’ është një ndihmesë e vogël për të gjithë ata deputetë, të cilët vetëm ‘nuk po dinë’ dhe ‘nuk po u bie në mend’ institucioni i dorëheqjes, i munguar për dy dekada në Kosovë. Formulari vlen për anëtarët e të gjitha partive politike!”, ka shkruar ish-kandidati për deputet në Facebook.

Pos dorëheqjes, në “formular”, Klinaku ka propozuar edhe kthimin e të gjitha mjeteve.

Pas publikimit të kompensimeve që kanë marrë, deputetët e Vetëvendosjes vendosën të heqin dorë nga përfitimet, ndërsa kjo çështje pritet të diskutohet në Kryesi të Kuvendit javën e ardhshme, pas presionit të madh publik.

Edhe Paralajmërohen protesta nëse del në lexim projektligji që i heq veteranët nga paga minimale Arbëri Paralajmërohen protesta nëse del në lexim projektligji që i heq veteranët nga paga minimale

Propozimi i Klinakut:

Formulari i dorëheqjes

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!

Unë, deputeti i Kuvendit të Kosovës, X, Y jap dorëheqje të pakthyeshme nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Kur jam regjistruar si deputet i Kuvendit e kam plotësuar formularin, në të cilin kërkohej të shkruhej vendbanimi im dhe unë edhe pse banoj në kryeqytet e kam shkruar X qytetin e Kosovës si vendbanim. Në bazë të kësaj në xhirollogarinë tim janë derdhur xx.xx euro, për të cilat unë kam heshtur deri sa kjo çështje u bë publike. Kjo, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës, përbën edhe një shkelje moral nga ana ime. Vendimi i viti 2011 për pagesën e udhëtimeve (i mirë apo i keq qoftë) nuk më shfajëson mua, prandaj:

Edhe Deputetët nuk sanksionohen për përfitim në emër të shpenzimeve për udhëtim Arbëri Deputetët nuk sanksionohen për përfitim në emër të shpenzimeve për udhëtim
  1. Jap dorëheqje të menjëhershme nga pozita e deputetit, dhe
  2. Të gjitha mjetet e përvetësuara padrejtësisht do t’i kthej në buxhetin e Kuvendit.

Të gjithë qytetarëve të Republikës e veçanërisht anëtarëve të Partisë sime u kërkoj falje publike për shqetësimet që ua kam sjellë.