Gjykata Themelore në Prishtinë sot ka shqiptuar aktgjykimin për katër deputetët e Vetëvendosjes, të akuzuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, raporton KTV.
Sipas këtij aktgjykimi, Albin Kurti për përdorim të armës është dënuar me 1 vjet e tre muaj, gjashtë muaj për pengim. Dënimi unik për Kurtin është në kohëzgjatje prej 1 vit e gjashtë muaj. Albulena Haxhiut i është shqiptuar dënimi unik 1 vit e tre muaj, Donika Kadaj-Bujupit dënim unik prej 1 viti e gjashtë muaj, ndërsa Faton Topalli dënim unik 1 vit e dy muaj.
Dënimet janë me kusht nëse nuk kryejnë ndonjë vepër penale brenda dy vjetësh.
Artikuj të ngjashëm
-
Kronikë e KTV-së rreth vendimit të Apelit ndaj deputetëve
-
Apeli vërteton dënimin për Kurtin, Haxhiun, Kadaj-Bujupin e Topallin
-
Çka ndodhi në seancën ku u dënuan deputetët e VV-së
-
IKD: Gjobitja e Gashit, Shalës e Lushtakut për gjuajtje me armë tregojnë se drejtësia është selektive
-
Shpallen fajtorë deputetët e VV-së për gazin lotsjellës