Në Kosovë ka numër të madh të deponive ilegale. Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj, premton zgjidhjen e shpejtë të këtij problemi, pasi që sipas saj, qeveria ka ndarë buxhet të mjaftueshëm për këtë sektor.
Këtë njoftim ajo e bëri gjatë një aksioni që ka ndërmarrë organizata “Ta pastrojmë Kosovën” për pastrimin e një pjese të qytetit të Suharekës, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoLidhur me ndalimin e përdorimit të thëngjillit, Reshitaj ka thënë se ende janë duke punuar për gjetjen e alternativave të tjera për zëvendësimin e thëngjillit.
Sipas anëtarëve të “Let’s do it Kosova”, problemi i mbeturinave mund të zgjidhjet vetëm përmes riciklimit.
Besnik Shabiu, anëtar i “Let’s do it Kosova”, tha se problemet e mjedisit në vend janë aq të mëdha sa nuk mund t’i fshehim dhe konkretisht, ky problem i mbeturinave do të bëhet serioz.
Në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën” kanë marrë pjesë edhe dy kandidatët për kryetar të komunës së Suharekës, Sali Asllanaj dhe Bali Muharremaj.