Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aksion për pastrimin e mbeturinave të ngurta nga deponitë ilegale

Komuna e Suharekës të enjten ka filluar aksionin për pastrimin e mjedisit në tërë territorin e saj. Krahas kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj, që ka qenë iniciator për këtë organizim, fushatës së pastrimit të mjedisit i është bashkuar edhe ministrja e MMPH-së, Albena Reshitaj.

Gjatë ditës Zyra komunale për informim ka njoftuar se aksioni i largimit të mbeturinave nga deponitë ilegale është shtrirë në disa fshatra të kësaj komune, shkruan sot Koha Ditore.

“Kryetari Muharremaj para ministres Reshitaj ka paraqitur planin e pastrimit dhe skemën e deponive ilegale, që janë rreth 80 sosh në Komunën e Suharekës dhe ka thënë se sot gjatë tërë ditës të gjitha do të largohen”, thuhet në njoftimin e ZI-së.

Aty është bërë e ditur se aksioni vullnetar i pastrimit të mbeturinave të ngurta për largimin e deponimeve ilegale po realizohet në bashkëpunim me Shoqatën e bizneseve nga Komuna e Suharekës. Ndërsa ky hap i Komunës është përshëndetur nga ministrja Reshitaj, e cila ka theksuar se ky duhet të jetë shembull i mirë edhe për komunat e tjera të Kosovës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)