Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Deponisë së vjetër i vazhdohet afati i shfrytëzimit nga 4 komuna

Organizata italiane “Cooperazione Italiana” (COOPI) kishte ndërtuar në afërsi të fshatit Sferk të Pejës, para 16 vjetësh, deponinë rajonale të mbeturinave për një afat të shkurtër shfrytëzimi për 5 apo 6 vjet. Por pavarësisht se i ka skaduar afati i shfrytëzimit qe 10 vjet, ajo vazhdon të shfrytëzohet.

Jetëgjatësia e saj është zgjatur kohë pas kohe duke e zgjeruar deponinë, por ka kohë që ajo është mbingarkuar dhe i janë tejkaluar të gjitha kapacitetet e saj që edhe më tej të deponohen në të mbeturinat e 4 komunave të rajonit të Pejës. Për ta vazhduar edhe për pak shfrytëzimin e saj për deponimin e mbeturinave, Komuna e Pejës dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kanë alokuar së bashku 80 mijë euro, shkruan sot Koha Ditore.

“Me kërkesë të Komunës së Pejës, Ministria në buxhetin e saj ka paraparë 50 mijë euro, kurse Komuna e Pejës 32 mijë sosh, të cilat do të shfrytëzohen për ngritjen e argjinaturave në deponi. Me këtë synohet që të bëhet menaxhimi më i mirë i mbeturinave dhe po ashtu shfrytëzimi i asaj deponie edhe për një kohë, derisa të ndërtohet deponia e re”, thotë drejtoresha e Shërbimeve Publike në Pejë, Xhevahire Çeku-Kelmendi.

(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)