Avokati Dastid Pallaska në Rubikon të KTV-së ka thënë se marrëveshja për ratifikim me Malin e Zi nuk është kusht ekskluziv për Kosovën.
Sipas Pallaskës, kushti vlen për procesin e integrimit evropian të Malit të Zi. Madje, Pallaska tha se Mali i Zi njëjtë ka pasur presion nga BE për ta njohur pavarësinë e Kosovës.
“BE-ja i ka bërë presion të ngjashëm si Kosovës për ta njohur Mali i Zi Kosovën”, ka thënë Pallaska.
E komisionin e krijuar së fundmi për matje të territorit e vlerëson si komik.
Njëjtë u shpreh edhe opinionisti Imer Mushkolaj. Ai theksoi se kjo duket se është bërë për t’i mbushur mendjen atyre deputetëve që nuk i janë bindur ende saktësisë së procesit.
“Është bërë më shumë që t’i mbushet mendja jo qytetarëve po deputetëve”, ka thënë Mushkolaj.
-
Një ditë pas ratifikimit të demarkacionit në Kuvend
-
Rama: Votë e vonuar për demarkacionin, por kuptimplote
- Si u bë ratifikimi i demarkacionit sikur referendum për anëtarësim në BE
-
A do ta zë Kosova momentin e fundit për liberalizimin e vizave
-
Darmanoviq ripërsërit, për Malin e Zi demarkacioni është punë e kryer