Prishtinë, 4 maj – Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se sot, delegacioni i BE-së, që ndodhet në Kosovë në lidhje me kushtet për liberalizimin e vizave, u takua me përfaqësuesit e gjyqësorit dhe të prokurorisë.
Krerët e sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës, kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nehat Idrizi, kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Blerim Iufaj, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, kryeprokurorë dhe kryetarë të gjykatave dhe të prokurorive, janë takuar me delegacionin e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave, të kryesuar nga zëvendësdrejtori i Përgjithshëm për Migrim dhe Azil i Komisionit Evropian, Simon Mordue.
Krerët e sistemit gjyqësor dhe prokurorial gjatë takimit me delegacionin e BE-së kanë paraqitur aktivitetet dhe punët e realizuara të cilat janë të lidhur me kriteret për liberalizimin e vizave.
Gjatë këtij takimi, në mes tjerash, është biseduar edhe për aktivitetet që janë duke u realizuar lidhur me rastet e shënjestruara.
Delegacioni i BE-së pasi ka vlerësuar përkushtimin e sistemit prokurorial dhe gjyqësor, parashtroi pyetje në fushën e interesit të misionit të tyre, thekson njoftimi.
Po sot delegacioni i BE-së është takuar edhe me anëtarët e Task Forcës për shënjestrim të rasteve, të cilët kanë prezantuar punët e realizuara dhe ato që janë duke u realizuar nga kjo task forcë e që lidhen me mandatin e tyre.
-
BE-ja monitoron rastet e gjykimeve që ndërlidhen me liberalizimin e vizave
-
Delegacioni i BE-së sot në Kosovë për të verifikuar të dhënat për liberalizimin e vizave
-
Testi final i BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën
-
Këshilli i BE-së për Kosovën: Ka pasur progres të limituar në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit
-
Ministrat e BE-së kërkojnë nga Kosova e Serbia normalizim të marrëdhënieve