Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dekretohen 17 gjyqtarë me mandat fillestar

gjyqtare

Foto: Driton Paçarada

17 gjyqtarë me mandat fillestarë janë dekretuar sot në bazë të propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës  nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Siç bëhet e ditur nga Zyra e Presidencës, hga gjyqtarët e dekretuar, 15 janë nga komuniteti shqiptar dhe 2 nga komuniteti serb.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjatë ceremonisë së betimit në Presidencë, gjyqtarët e rinj u zotuan se do t’i qëndrojnë besnikë Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, do të respektojnë etikën profesionale dhe do ta ushtrojnë detyrën e tyre me integritet, profesionalizëm dhe paanshmëri”, thuhet  në njoftim.

Bëhet e ditur se Haxhiu theksoi se marrja e detyrës së gjyqtarit është përgjegjësi e madhe publike, sepse vendimet gjyqësore prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

Ajo uroi që gjatë mandatit të tyre gjyqtarët të jenë të pavarur nga çdo ndikim politik, financiar apo personal, duke theksuar se drejtësia nuk negociohet.