Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekretuar të martën 20 gjyqtarë me mandat fillestar, në bazë të propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK).
Gjatë ceremonisë së betimit, gjyqtarët e rinj u zotuan se do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës, si dhe se do të ushtrojnë funksionin e tyre me integritet, profesionalizëm dhe paanshmëri.
Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani theksoi rëndësinë që ka pavarësia e sistemit të drejtësisë për funksionimin e shtetit demokratik.
“Drejtësia e pavarur mbetet themeli i çdo shteti demokratik dhe garant i zhvillimit të tij institucional e shoqëror”, ka thënë Osmani.
Ajo shtoi se gjyqtarët me integritet dhe profesionalizëm janë baza mbi të cilën ndërtohet besimi i qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe garantohet barazia para ligjit për të gjithë.
-
Dekretohen 17 gjyqtarë me mandat fillestar
-
Betohen 9 anëtarë të KQZ-së
-
Presidenca: U konfirmua se Osmani s’ka bërë shkelje, Kuvendi që nesër ta caktojë datën e seancës
-
Osmani dekreton shpërndarjen e Kuvendit: Këtu na sollën njerëz me qëllime të rrezikshme
-
Osmani uron Haxhiun: Mandati të shquhet për vendime të rëndësishme shtetërore