Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dekreti për falje nga Presidenti përplas deputetët

Në Komisionin për Legjislacion, Mandate, dhe Imunitete shqyrtimi i dekretit për falje nga Presidenti Hashim Thaçi i datës 11 prill të këtij viti, ishte pika e cila edhe shkaktoi përplasje verbale ndërmjet anëtarëve të këtij komisioni.

Veçanërisht përplasje pati ndërmjet kryetares së këtij komisioni, Albulena Haxhiu dhe deputetëve Hajdar Beqa, Nezir Qoqaj, Shkumbin Demalija, si dhe Bahrim Shaban nga komuniteti jo shumicë.

Deputetët e partive në pozitë lëshuan mbledhjen e Komisionit, në shenjë pakënaqësie për shqyrtimin e dekretit me kërkesë të qytetares Arbenita Arifi, raporton KP.

Sipas deputetëve, Albulena Haxhiu (VV) dhe Frashër Krasniqi (PSD), presidenti Hashim Thaçi ka bërë dekret jashtë rregullave.

Ndërsa, deputeti Hajdar Beqa ka thënë se ky shqyrtim është jokushtetues nga Komisioni i drejtuar nga Albulena Haxhiu. Sipas tij, kjo është çështje politike.

Për shkak të mungesës së kuorumit Komisioni ka ndërprerë punimet.