Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përplasje në Komisionin Hetimor për rezerva shtetërore, VV-ja lëshon mbledhjen

Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me procedurat për furnizimin dhe menaxhimin me rezervat shtetërore, nuk ka kaluar pa përplasje ndërmjet deputeteve të pushtetit e opozitës, raporton Ekonomia Online.

Përplasja ka ndodhur ndërmjet deputetës së LDK-së Doarsa Kica-Xhelili me deputetët e VV-së, Driton Hyseni dhe Halil Thaçi dhe Salih Zyba. Deputetët e VV-së e kanë përmendur 5 marsin si datë jo të denjë për mbajtjen e kësaj mbledhje, me arsyetimin e angazhimeve që janë për shënimin e Epopesë se UÇK-së. Deputeti Hyseni ka thënë se sot në Kuvend ka pasur seancë të veçantë kushtuar 5 marsit. E deputetja Kica -Xhelili, reagoi në lidhje më këtë çështje duke thënë se VV-ja nuk mund të flasë për këtë çështje, pasi sipas saj, ata Kosovën e shohin si shtet të përkohshëm.

“A mundesh me fol për këto tema a, kur je me VV? I fundit je që mundesh me fol për 5 mars përderisa mendoni që Kosova është shtet i përkohshëm”, ka thënë ajo. Kjo deklaratë ka bërë që deputet e pozitës ta lëshojnë mbledhjen./EO