Arbëri

Deklarohet Thaçi për letrën që ia kishte dërguar Pompeos për Gjykatën Speciale

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, shumë shkurt ka folur për letrën që shkëmbeu me Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, lidhur me tentativën e tij për të penguar punën e Gjykatës Speciale. Letra është siguruar nga KOHA.

Letër të qëndrueshme dhe të saktë, e ka vlerësuar Thaçi kur është pyetur nga Koha, në Prekaz, derisa ai bëri homazhe atje me rastin e shënimit të 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së.

“Ajo letër është e qartë e qëndrueshme, shumë e saktë", tha Thaçi pa komentuar më shumë për këtë çështje”. 

KOHA ka siguruar letrën që Pompeo ia ka kthyer Thaçit në prag të 12 vjetorit të pavarësisë.

LEXO EDHE: Tentativa 2 e Thaçit për ta penguar punën e Gjykatës Speciale

Duke iu përgjigjur “shqetësimit” të Thaçit, në letrën që mban datën 29 nëntor, Pompeo e njofton atë me pasojat që do t’i vuante Kosova nëse e pengon punën e Speciales.

{gallery}