Arbëri

Tentativa 2 e Thaçit për ta penguar punën e Gjykatës Speciale

Foto: Koha
 

Presidenti Hashim Thaçi nuk i ka ndalur veprimet e tij për ta penguar punën e Gjykatës Speciale. Kjo dëshmohet nëpërmjet një shkëmbimi të letrave që ka pasur me Sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo.

KOHA ka siguruar letrën që Pompeo ia ka kthyer Thaçit në prag të 12 vjetorit të pavarësisë. Duke iu përgjigjur “shqetësimit” të Thaçit, në letrën që mban datën 29 nëntor, Pompeo e njofton atë me pasojat që do t’i vuante Kosova nëse e pengon punën e Speciales.