“Defender Europe 21” pas disa qytetesh këtë herë ka zbarkuar në Tiranë. Të pranishëm janë edhe ambasadorjae SHBA-së në Shqipëri, Yuri Kim, kryeministri Edi Rama, presidenti Ilir Meta si dhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
“Defender Europe 21” është stërvitja më e madhe ushtarake që është zhvilluar në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëria është vendndodhja kryesore.
Me mijëra trupa nga SHBA, por edhe aleatë të tjerë të NATO-s, disa prej të cilëve janë të përfaqësuar, po demonstrojnë një rritje të aftësive ushtarake për të bashkëpunuar së bashku si aleatë ushtarakë. Në këtë stërvitje janë angazhuar mbi 28 mijë ushtarë, shumica e të cilëve janë amerikanë.
“Presidenti Meta, kryeministër Edi Rama, të dashur miq çfarë dite e bukur për të ekspozuar ushtritë tona në stërvitjen “Defender 21”. Është një moment historik për aleancën e NATO-s dhe demonstrimi e një suksesi ushtarak. Në javët e fundit ushtarë nga shumë vende janë stërvitur së bashku në Shqipëri, aftësitë tona në mënyrë që aleatët e NATO-s të mund të kryejnë çdo mision në tokë dhe në ajër. Defender 21 ka hedhur bazat për një bashkëpunim edhe më të fortë në vitet e ardhshme. Gjëja e parë që shoh që më bën të lumtur janë shqiptarët dhe amerikanët që punojnë me njëri tjetrit. Ushtarët tanë me uniformë ndihen njësoj si ne diplomatët të veshur me kostume. Vlerësojmë mikpritjen dhe janë krenarë që SHBA e quajnë Shqipërinë një mik dhe aleatë. Ne vijmë nga ato përvoja që Shqipëria është një aleate e fortë. Ushtarët amerikanë do të kthehen në Shqipëri për të forcuar partneritete. Defender 21 pasqyron angazhimet. E vlerësojmë që të gjithë ju e dini që ndodhemi në një moment historik. Jemi të bashkuar se kjo marrëdhënie mes amerikanëve dhe shqiptarëve duhet të vlerësohet mbi çdo gjë tjetër. Ne qëndrojmë me ju sot me solidaritet të fortë për një Shqipëri demokratikë të pavarur dhe të fortë. Do vazhdojmë të qëndrojmë me ju teksa merrni detyra të vështira që nuk janë të pamundura. Nëse është dikush që mund të sfidojë vështirësitë ky është populli shqiptar. Skëndërbeu është simbol uniteti, qëndrueshmërie dhe vizioni, Jemi krenarë që jeni me ne si aleatë këtu sot”, ka thënë ambasadorja amerikane në fjalimin e saj, transmeton ABCNews.
-
Një ditë pasi Kosova ishte nikoqire, nis në Shqipëri “Defender Europe 23”
-
NATO tregon “muskujt” në Shqipëri
-
Në Durrës nis stërvitja e madhe ushtarake e NATO-s
-
Shqipëria përgatitet për stërvitjen më të madhe ushtarake, marrin pjesë 28 mijë trupa
-
“Defender Europe 23”, demonstrim i gatishmërisë së SHBA-së për mbrojtjen e aleatëve