Dhjetëra minatorë të ndërrimit të dytë në minierën “Trepça” kanë mbetur të ngujuar për disa orë nën tokë.
Kryesindikalisti i punëtorëve të “Trepçës”, Ibrahim Januzi, ka thënë për KOHËN se kjo ka ndodhur për shkak të një defekti në furnizimin me energji elektrike, ndërsa situata tashmë është normalizuar dhe puna ka rifilluar.
“Minatorët kanë mbetur të ngujuar, por kanë dalë. Ka qenë për shkak të një defekti me rrymën, më shumë detaje nuk kam. Rreth gjashtë apo shtatë orë kanë mbetur të ngujuar, tashmë po fillon puna normale, është rikthyer në normalitet”, ka thënë ai.
Januzi ka shtuar se ky problem po përsëritet vazhdimisht tash e një kohë, gjë që ka ngritur shqetësim te punëtorët.
-
Sindikata alarmon për gjendjen e sigurisë në Trepçë, kërkon investime urgjente nga shteti
-
Minatorët e ngujuar dalin nga miniera e Trepçës
-
63 minatorë u ngujuan në Trepçë, disa dalin përmes daljeve alternative
-
Problemi me rrymë që çoi te ngujimi i 18 punëtorëve të Trepçës, nën hetim
-
18 minatorë qëndruan të bllokuar për 15 orë në thellësi deri në 800 m