Ilir Deda përmes një postimi në Facebook ka thënë se është i inkurajuar nga përbërja e re e Kuvendit të Kosovës, pasi sipas tij me këtë përbërje është fuqizuar jashtëzakonisht shumë brezi i ri i politikës.
Deda, që është rizgjedhur deputet me 15,567 vota, thotë gjithashtu se kjo përbërje garanton ligje më të mira për qytetarët dhe zhvillim të demokracisë parlamentare, transmeton Koha.net.
“Jam thellësisht i inkurajuar me përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës. Kjo garanton ligje më të mira për qytetarët tanë, debat më thelbësor, mbikëqyrje më të madhe të ekzekutivit dhe me shumë rëndësi - zhvillim të demokracisë tonë parlamentare. Me këtë përbërje të re në Kuvend kemi fuqizim të jashtëzakonshëm të brezit të ri politik. Kësaj radhe Alternativa përfaqësohet me 2 deputetë. Nga unë 15,567 herë faleminderit”, ka shkruar Deda.
-
Deda: Është koha që opozita të unifikohet në një listë ku futen edhe persona jopolitikë
-
Deda kërkon nga PAN-i të mos mbajë peng formimin e institucioneve
-
Monitoruesit e punës në Kuvend shohin shpresë për ndryshime te legjislatura e re
-
Cakolli: Legjislatura e re e Kuvendit duhet ta ketë prioritet dialogun me Serbinë
-
LDK-ja e bindur se i ka votat për formim të qeverisë së re