Drejtues të “Alternativës”, subjektit më të ri politik në Kosovë, gjatë fundjavës, kanë prezantuar anëtarët e Këshillit inicues në Degën e Prizrenit, me ç’rast kanë theksuar se për përmbylljen e shtetndërtimit të Kosovës dhe zhvillimin e saj duhet të ketë një unitet të qytetarëve, që besojnë se ndryshimi është i mundshëm, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas tyre angazhimi në këtë drejtim duhet të jetë i vazhdueshëm deri në arritjen e objektivave të synuara si shtet i pavarur. “Kërkesa për jetë normale të qytetarëve tanë është një betejë e vazhdueshme, të cilën mund ta fitojmë vetëm së bashku dhe për të cilën vlen të angazhohemi derisa ta mbërrijmë”, ka thënë Ilir Deda, një nga themeluesit e Alternativës, gjatë prezantimit në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.
Sipas tij, ky subjekt ka nisur ecjen nga baza, duke respektuar specifikën e çdo vendbanimi të Kosovës, ashtu që të krijohet hapësira për njerëzit që e duan një Kosovë më të mirë. Deda ka vlerësuar se në këtë plan Prizreni ngec, ngase udhëhiqet nga njerëz që kanë probleme me ligjin.
e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
“Alternativa”, nga Prizreni kërkon bashkim në betejën për ndryshime
-
Kusari-Lila për propozimin e LDK-së: Nuk është në të mirën e qytetarëve
-
Kusari-Lila: Përpjekja për barazi është e përbashkët me burrat dhe djemtë
-
Kusari-Lila: Fitorja e VV-së më 6 tetor, sukses i arritur tani por i nisur kohë më parë
-
Deda: Asnjë nga pretendentët e ndryshimit nuk janë ideal, por megjithatë do ta avancojnë Kosovën