Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar shtetasit amerikanë me banim në Shqipëri që të bëjnë kujdes përpara dhe gjatë ndeshjes që Shqipëria do të luajë ndaj Izraelit, në stadiumin e Elbasanit.
Në Twitter-in e DASH-it lexohet: “Një ndeshje futbolli do të luhet mes Shqipërisë dhe Izraelit në 7 shtator, ora 20:45. Edhe pse nuk jemi në dijeni për kërcënime specifike ndaj shtetasve amerikanë, i ftojmë që të kenë kujdes pranë stadiumit të Elbasanit, para dhe gjatë ndeshjes”.
Takimi Shqipëri-Izrael është i vlefshëm për Ligën e Kombeve.
Artikuj të ngjashëm
-
Shqipëria luan miqësore me Izraelin, komente të shumta kundër
-
Shqipëria e pret Izraelin në Tiranë
-
SHBA-ja paralajmëron qytetarët e saj në Shqipëri se mund të shënjestrohen nga grupe të lidhura me Iranin
-
DASH-i paralajmëron për rreziqe të shtuara sigurie, objektet diplomatike në shënjestër
-
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Shqipëri-Serbi