Pas paralajmërimit se Shkupi zyrtar ndryshon qëndrimin për përmbajtje gjatë votimit për anëtarësim të Kosovës në UNESCO, ministri serb i Punëve të Jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka thënë se edhe Serbia do të mund të ndryshonte qëndrimin e vet lidhur me emrin e Maqedonisë, transmeton Koha.net.
“Nëse Maqedonia vërtet voton për pranim të Kosovës në UNESCO, edhe pse është e vetëdijshme se sa e godet kjo Serbinë dhe popullin serb, kryetarit Vuçiq do t’i propozoj që Serbia në raport me emrin me të cilin e kemi njohur Maqedoninë, po ashtu sikur dhe ajo rreth Kosovës në UNESCO, të ketë para sysh pozicionin e Bashkimit Europian”, ka theksuar Daçiq.
Shefi i diplomacisë serbe duke folur për tanjug e ka akuzuar kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev ta ketë ndryshuar qëndrimin e vet rreth anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
-
Për shkak të Kosovës, Serbia i kërcënohet Maqedonisë
-
Vuçiq e Daçiq lobojnë në çdo takim ndërkombëtar kundër Kosovës në UNESCO
-
Daçiq: Pacolli gënjeu, Kosova nuk i ka votat për UNESCO
-
Vota për Kosovën në UNESCO, testi serioz i Zaevit ndaj shqiptarëve
-
Maqedonia ka qëndrim për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO