Arbëri

Maqedonia ka qëndrim për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO

Zëdhënsësi i Qeverisë maqedonase Mile Boshnjakovksi në pyetjen se a është e vërtetë se kryeministri maqedonas Zoran Zaev i ka premtuar kryeministres serbe Ana Bërnabiq se Maqedonia do të jetë neutrale lidhur me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, është përgjigjur se “Maqedonia e ka qëndrimin zyrtar” për të, transmeton Koha.net.

“Ne e kemi qëndrimin zyrtar. Maqedonia gjatë vendosjes për anëtarësim të Kosovës në UNESCO do të udhëhiqet nga qëndrimet e shumicës së vendeve të Bashkimit Europain, ”citon “blic” i Beogradit të ketë thënë Boshnjakovski .

Në fakt ky është qëndrimi i Qeverisë maqedonase të cilin ajo e bëri publik të hënën, një ditë pasi që Serbia tërhoqi personelin e vet diplomatik nga Shkupi.

serbe edhe sot përkujtojnë se kryeministri maqedonas Zoran Zaev kishte premtuar disa herë më herët se Shkupi do të mbante qëndrim neutral gjatë votimit për anëtarësim të Kosovës në UNESCO.