Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia në marrëveshje me presidentin Aleksandar Vuçiq, do të ketë përgjigje në paralajmërimin e Kosovës se do të vazhdojë lobimin për njohje të pavarësisë.
Daçiq ka folur për “Sputnik” lidhur me deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti për mospezullim të kampanjës për njohje të Kosovës. Daçiqi nuk është befasuar me deklaratën e Hotit.
“Ne menjëherë pas publikimit të Grenellit kemi thënë se nuk besojmë që Prishtina do t’iu përmbahet marrëveshjes. Kështu që kjo për ne nuk paraqet befasi. Ata (kosovarët v.j.) nuk duan asnjë marrëveshje apo kompromis. Ata duan vetëm që Serbia ta njoh Kosovën”, ka thënë Daçiq.
Sipas tij, për Serbinë një sjellje e tillë është plotësisht e papranueshme.
-
Daçiq thotë se Serbia nuk e dëgjon SHBA-në për njohjen e Kosovës
-
Daçiq: Njohja e pavarësisë së Kosovës nuk është kompromisi që kërkon Serbia
-
Hoti i kundërpërgjigjet Vuçiqit: S’ka marrëveshje pa njohje reciproke
-
Përplasje mes Hotit e Vuçiqit për marrëveshjen finale
-
Daçiq: Nëse BeH e pranon Kosovën si shtet, s’ka si ta parandalojë pavarësinë e Republikës Serbe