Një grua dhe djali i saj kanë vdekur në klinikat e Qendrës Klinike Universitare në Prishtinë, ku po trajtohen pacientët me COVID-19, të shtunën në mëngjes. Siç kanë bërë të ditur familjarë të tyre, gruaja dhe i biri i saj, nga Potoqani i Poshtëm i Rahovecit, kanë vdekur për 20 minuta që të dy.
Bëhet fjalë për një grua 61-vjeçare dhe djalin e saj 39-vjeçar.
Familjari i tyre ka thënë se e ëma ka qenë e konfirmuar pozitive me COVID-19, ndërsa djali i saj ka rezultuar negativ në testin e fundit, teksa kur ishte hospitalizuar kishte qenë pozitiv për COVID-19.
Asnjëri prej tyre s’ishin vaksinuar kundër koronavirusit.
Për rastin ka shprehur ngushëllime edhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi.
Rastet e vdekjeve nga COVID-19 janë shtuar dukshëm në javët e fundit. Këtë të shtunë, betejën me virus e humbën 21 persona. Vetëm në katër ditët e para të shtatori vdiqën 101 qytetarë.
-
Nënë e bir në Gjilan vdesin për një ditë nga COVID-19
-
Vdiq një 20-vjeçare nga Gjakova si pasojë e COVID-19
-
Një i vdekur dhe 14 raste me COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
Gjashtë të vdekur nga COVID-19 në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit
-
Javë e rënduar me COVID-19 në Kosovë, shqetësues numri i rasteve pozitive në testet rapide