Arbëri

Covid 19 në Shqipëri, më fatal për meshkujt

Koronavirusi Shqipëri

Pandemia e Covid-19 ka ndikuar në rritjen e rasteve fatale në Shqipëri gjatë viti 2020.

Të dhënat e detajuara të publikuara nga INSTAT për shkaqet e vdekjeve tregojnë se meshkujt kanë qenë më të goditur nga Covid-19.

Numri i meshkujve të vdekur nga Covid 19 shkuan deri në 31.6% në 2020-n, përkundrejt 19.2% të grave.

Si rrjedhojë, meshkujt përbënin 56.2% të jetëve totale të humbura në 2020-n, nga 53.7% në vitin e mëparshëm.

Në të gjithë botën, pandemia ka rezultuar me vdekshmëri më të lartë te meshkujt.

Studimet shkencore kanë treguar se të dy faktorët biologjikë (përgjigjet më të forta imune) dhe faktorët e rrezikut të sjelljes (p.sh. pirja e duhanit dhe zakone të tjera të jetesës) i vënë burrat në një risk më të madh për komplikime shëndetësore dhe vdekje, si pasojë e COVID-19.

Burrat e kanë dy herë më të lartë rrezikun e vdekjes nga COVID-19, duke u ndikuar nga sërë hipotezash, nga stilet e jetesës dhe faktit që gratë zakonisht kanë sistem më të fortë imunitar, falë hormoneve femërore, si dhe strukturës së kromozomeve.

Grup-mosha e meshkujve 35-39 vjeç me rritjen më të lartë të fataliteteve

Sipas grup-moshave, pandemia ka dhënë pasoja fatale nga mosha 35 vjeç e lart.

Rritjen më të lartë e kanë shënuar humbjet e jetëve të meshkujve 35-39 vjeç, me rreth 54% më shumë se në vitin 2019, kur nuk kishte pandemi. Rritje dyshifrore konstatohet edhe për grup-moshat nga 40-50 vjeç, por me ritme më të ulëta.

Ndërsa grup-mosha mbi 60 vjeç ka një shtim të fataliteteve midis 30-40%./TCh