Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çollaku: Qeveria Kurti s’është e gatshme ta bëjë Asociacionin, zgjedhjet të pashmangshme

Fatmir Çollaku, profesor i fushës së sigurisë ka thënë se Kosova nuk mund ta shmangë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti nuk është e gatshme për ta marrë një përgjegjësi të tillë duke shtuar se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme.

Çollaku duke folur për protestën e sotme në Mitrovicë të Veriut, ka thënë se Lista Serbe ka qenë pjesë e të gjitha trazirave dhe pakënaqësive kolektive që janë organizuar kundër Kosovës. Ka shtuar se nuk është befasi pjesëmarrja e tyre në protestën e sotme.

Ai ka thënë se krerët e strukturave kriminale në veri e shfrytëzojnë secilën situatë për të propaganduar që po u bëhet padrejtësi qytetarëve në veri.

Ka shtuar se këtë gjë ka nisur ta kuptojë edhe bashkësia ndërkombëtare.

Edhe Çollaku: Do të ishte mirë të mos refuzohet kthimi i prokurorëve në veri, pasi të verifikohen Arbëri Çollaku: Do të ishte mirë të mos refuzohet kthimi i prokurorëve në veri, pasi të verifikohen

“Qeveria në Beograd po derdh lot krokodili sepse nuk bëhet fjalë assesi për cenim të jetës së qytetarëve në atë vend, por për skenar të strukturave paralele. Vendimet e Qeverisë janë kushtetuese dhe ligjore, sa i përket dinarit po ashtu edhe pjesëmarrjes së Policisë. Ndërkombëtarët kanë kërkuar prolongime të këtyre vendimeve dhe jo anulim të tyre”, ka thënë ai.

Ka deklaruar se vendimi i Bankës Qendrore është i drejtë, pasi sipas tij, duhet të vihet rend për hyrjen e mjeteve financiare në Kosovë.

Sipas tij, deri tash kanë hyrë dinarë me thasë në Kosovë dhe kjo gjë është dashur të ndalohet.

Ai ka thënë se Serbia duhet të gjykohet nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.

Çollaku ka thënë se historikisht Serbia ka treguar që është në anën e Rusisë.

Ai ka thënë se Qeveria Kurti ka pasur si objektiv të parë dialogun me serbët e Kosovës, por shton se kjo nuk është arritur në përqindje të madhe.

“Një pjesë e madhe e popullatës në veri nuk pajtohet me Beogradin dhe e kritikojnë Vuçiqin. Por ende është një frikë kolektive për shkak të kërcënimeve si ajo me djegien e veturave”, ka thënë ai.

Çollaku ka deklaruar se për më shumë se 10 vjet dialog ende nuk është arritur dakordim.

Edhe Kurti: Nuk pranoj që Asociacioni të vendoset në qendër të raporteve Kosovë - Serbi Arbëri Kurti: Nuk pranoj që Asociacioni të vendoset në qendër të raporteve Kosovë - Serbi

Sipas tij është e pritshme që në këtë fazë të ketë tensionim mes palëve.

Ai ka thënë se nëse analizohet sjellja e presidentit serb, Aleksandar Vuçiqit, shihet që ai është në siklet të vazhdueshëm.