Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çollaku: Do të ishte mirë të mos refuzohet kthimi i prokurorëve në veri, pasi të verifikohen

Fatmir Çollaku

Drejtori i Institutit të Drejtësisë dhe Sigurisë, Fatmir Çollaku, ka thënë se ndoshta do të ishte mirë që të mos refuzohej kthimi në punë i prokurorëve të atëhershëm të cilët ishin dorëhequr nga pozitat e tyre në institucionet e Kosovës në veri. 

Sipas tij, fillimisht do të duhej të verifikohej veprimtaria e tyre përgjatë këtyre viteve dhe në rast se nuk kanë kryer ndonjë vepër penale, t’iu mundësohej kthimi në vendet e punës.

Këshilli Prokurorial i Kosovës në mbledhjen e sotme, ka refuzuar kërkesat për tërheqjen e dorëheqjeve të pesë prokurorëve dhe 15 anëtarëve të stafit mbështetës të komunitetit serb në Prokurorinë e Mitrovicës.

Çollaku në emisionin “60 Minuta” në KTV, ka kujtuar se për dallim prej zyrtarëve policorë që po ashtu ishin dorëhequr – prokurorëve, gjyqtarëve dhe punonjësve të tjerë në këto institucionet, nuk iu ishin aprovuar dorëheqjet aso kohe.

“Dorëheqjet e policëve janë aprovuar atëherë, kthimi i tyre do të përbënte shkelje, por dorëheqjet e prokurorëve, gjyqtarëve dhe zyrtarëve të administratës së gjykatave dhe prokurorive nuk janë aprovuar atëherë. Ka mbetur si çështje e hapur. Për mua, ndoshta do të ishte mirë që të diskutohet edhe një herë, të konsultohet edhe Këshilli Gjyqësor për këtë dhe e përsëris ndoshta do të ishte më mirë të bëhej kthimi i tyre në punë, por duke vlerësuar dhe analizuar këtë periudhë prej katër vjetësh veprimtarinë e tyre se mos kanë bërë ndonjë vepër penale. Ata që kanë kryer vepra penale të mos pranohen”, ka thënë Çollaku.

Edhe KPK-ja refuzon kthimin në sistem të prokurorëve serbë në veri të dorëhequr më 2022 LAJMET E MBRËMJES 11 o. më parë KPK-ja refuzon kthimin në sistem të prokurorëve serbë në veri të dorëhequr më 2022

Profesori Çollaku ka folur edhe për arrestimin e shqiptarëve në Serbi, raste të cilat janë shpeshtuar, konkretisht në pikat kufitare.

Ai ka apeluar mërgimtarët por edhe qytetarët e tjerë që të shmangin kalimin nëpër Serbi sepse autoritetet atje po i arrestojnë shqiptarët pa bazë.

“Tërë kohën po apelohet që të mos shkohet nëpër Serbi sepse arrestimi pa asnjë bazë është shumë i mundshëm, më pastaj edhe paraburgimi. Kjo praktikë nuk është e re nga ana e Serbisë është shumë e pritshme. Porosia e të gjitha institucioneve është të mos shkohet kah Serbia. Porosi me të drejtë sepse janë shpeshtuar rastet e arrestimeve të mërgimtarëve tanë nga autoritetet e Serbisë. Për këtë jemi dëshmitarë edhe vetë. Serbia kështu i sheh qytetarët e Kosovës”, ka thënë Çollaku në emisionin “60 Minuta” në KTV.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, së fundmi ka bërë të ditur se në katër raste janë iniciuar procedura penale ndaj shtetasve të Kosovës që nga viti 2025. Rastet lidhen me akuza për krime lufte, nxitje të urrejtjes dhe cenim të rendit kushtetues të Serbisë.

Edhe KPK-ja refuzon kërkesat për rikthim në punë të pesë prokurorëve serbë në Mitrovicë Arbëri 18 o. më parë KPK-ja refuzon kërkesat për rikthim në punë të pesë prokurorëve serbë në Mitrovicë

Për rastin e fundit të arrestimit në Serbi të kosovarit Osman Selmani, i cili u ndalua në pikën kufitare në Mutivodë, Ministria thotë se Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Serbi ka informuar vendet e QUINT-it dhe ka kërkuar ndikimin e tyre tek autoritetet serbe.

Raste të ngjashme kanë ndodhur edhe në fillim të vitit 2026.