Çmimet e naftës kanë pësuar rritje të jashtëzakonshme në disa vende të Evropës, pas sanksioneve të Perëndimit karshi Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës. Edhe në Kosovë, çmimet e naftës kanë arritur nivele të larta.
Gjatë së martës, në Kosovë çmimi i naftës ka shkuar në 1.79 euro. Në vendet e rajonit, vetëm Shqipëria e ka çmimin e naftës më të lartë se Kosova, sipas uebsajtit që përditëson çdo javë çmimet e naftës në botë, Global Petrol Prices.
Në Shqipëri çmimi ka shkuar në 2.04 euro. Në Maqedoninë e Veriut 1.66, në Malin e Zi 1.57 e në Serbi 1.75.
Në vendet e zhvilluara si Gjermania, çmimi ka shkuar në 2 euro. Çmimi do të kishte qenë më i lartë nëse nuk do të ndërhynte qeveria e kancelarit Olaf Scholz, e cila ka reduktuar akcizën e naftës.
Në Itali, çmimi sillet rreth 1.84 euro, vetëm pesë centë më shtrenjtë se Kosova.
Belgjika dhe Holanda ndërkohë kanë çmimin 2 euro për litër.
Edhe
Çmimi i naftës afër rekordit
Vendet skandinave e kanë pësuar më shumë nga këto sanksione. Në Danimarkë, çmimi i naftës është 2.10 euro, në Finlandë 2.20 euro, në Islandë 2.27 euro, në Suedi 2.31 euro e Norvegji 2.32 euro.
Çmimet e naftës më të lirat në botë për momentin i ka Irani, Venezuela e Libia. Irani e ka 1 cent për litër, Venezuela 2 centë, ndërsa Libia 3 centë.