Nuk ka ndryshuar nga e mërkura çmimi i naftës në Kosovë.
Sipas njoftimit nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, çmimet e derivateve sot janë: nafta 1.58 euro për litër, benzina 1.52 euro për litër dhe gazi 0.74 euro për litër.
Të mërkurën nafta 1.58 euro për litër, benzina 1.53 euro për litër dhe gazi 0.74 euro për litër.
Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.
Çmimi tavan i naftës caktohet çdo ditë nga Ministria dhe vlen për 24 orë.