Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Nafta shitet me çmim të njëjtë si dje, e benzina me 1 cent më shtrenjtë

Foto: Koha / ilustrim

Çmimi i naftës ka mbetur i njëjtë krahasuar me 24 orëshin e kaluar. Për 1.39 euro do të shitet të enjten, aq sa ishte edhe të mërkurën. 

E benzina është shtrenjtuar për një centë të enjten krahasuar me një ditë më parë, nga 1.35 në 1.36 centë. 

Sipas çmimeve maksimale të lejuara për derivate  nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Infrastrukturës, litri i benzinës sot në Kosovë kushton 1.36 euro, e ai gazit 0.68 euro.

Çmimet e energjisë kanë pësuar luhatje të mëdha që kur Irani u është përgjigjur sulmeve duke mbyllur praktikisht Ngushticën e Hormuzit, një rrugë ujore jetike për transportin e naftës dhe gazit. Kostoja e naftës së papërpunuar ka qenë në rënie të ndjeshme që nga 17 qershori, kur SHBA-ja dhe Irani nënshkruan një Memorandum Mirëkuptimi, i cili parashikonte një periudhë 60-ditore negociatash mbi programin bërthamor të Teheranit dhe masa të tjera për t’i dhënë fund luftës.