Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Ç’kemi, Albanian”, titulli i prestigjiozes “The New York Post”

Shkollat e qytetit të New Yorkut ofrojnë mësime në disa gjuhë dhe të enjten e javës që po lëmë pas – në atë që zyrtarët thanë se po ndodh për herë të parë në SHBA – gjuha shqipe i është shtuar kësaj liste.

Janë rreth 60,000 banorë me prejardhje shqiptare që jetojnë në shtetin e New Yorkut, më shumë se në çdo shtet tjetër amerikan, sipas një studimi të vitit 2015 të Qendrës së Harvardit për Zhvillim Ndërkombëtar, transmeton Koha.net.

Më shumë se gjysma e tyre jetojnë në qytetin e New Yorkut, ndërsa enklavat më të mëdha janë të vendosura nëpër lagjet e Bronxit, si Pelham Parkway, Morris Park, Bedford Park dhe Belmont.

Shkolla “PS 105” në Morris Park do të jetë shkolla e parë me programin udhëzues dygjuhësor shqip-anglisht. Këshilltari i Bronxit, Mark Gjonaj, shqiptar i gjeneratës së dytë në SHBA, ka thënë se është krenar që ka punuar për realizimin e këtij programi.

E për këtë arsye, gazeta prestigjioze amerikane “The New York Post” ka shkruar këtë artikull në një prej faqeve të saja të numrit të shtypur, me titullin “Ç’kemi, Albanian”.

Image

“Chalkbeat” raporton se Christopher Eustace, drejtor shumëvjeçar në “P.S. 105” në Bronx, ia doli të ndërtonte programin shqip të qytetit duke e menduar mirë zgjidhjen e problemit të mësimit të gjuhës angleze për shqiptarët. Ai nisi të vërente disa vite më parë se vazhdimisht e më shumë studentë të tij vinin në shkollë dhe flisnin shqip. Dhe, kurdo që mundej, Eustace angazhonte mësues dhe staf zyrash që flisnin gjuhën shqipe, transmeton Koha.net.

Edhe Në shkollat e SHBA nga dje shqipja zyrtarizohet për fëmijët shqiptarë Arbëri Në shkollat e SHBA nga dje shqipja zyrtarizohet për fëmijët shqiptarë

Dhe në fund, ai shtroi bazamentin për programin dygjuhësh, i nxjerr nga mësuesit që veçse i kishte angazhuar si staf. Ai tha se departamenti i edukimit po ndihmon me rimbursimin e shkollimit për mësues tjerë shqipfolës që po punojnë drejt marrjes së certifikatës për t’i mësuar ata që dëshirojnë të mësojnë në gjuhën angleze.

“Ka të bëjë me kuptimin e rëndësisë së asaj që, duke e mësuar anglishten, të ruash atë gjuhën amtare”, tha ai. “Ju ndihmon të lidheni si person”.