Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çka kishte thënë deputetja e VV-së për profesorin që u bë viral në “TikTok”

Profesori i biologjisë, Lulzim Paci, ka shpërthyer në lot gjatë intervistës së sotme në KTV, teksa fliste sesi u bullizua pas publikimit të videove duke vallëzuar. Ai deklaroi se ka marrë shumë komente negative, derisa u shpreh se askujt s'i ka bërë keq me ato veprime, përveç se sipas tij, i ka mbrojtur vlerat kombëtare.

Shpërthen në lot gjatë intervistës profesori që u bë hit (VIDEO)

Me reagim kishte dalë edhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fjolla Ujkani, duke thënë se Gjimnazi "Eqrem Çabej" në Vushtrri dhe Drejtoria e Arsimit duhet të marrin masa.

“Të dashur qytetarë të Vushtrrisë, në veçanti juve nxënës të Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’- Vushtrri, dhe juve prindër. Ditëve të fundit njëri nga profesorët e Gjimnazit ‘Eqrem Çabej’ është duke publikuar video të tij, të cilat janë veprime të pahijshme dhe degjeneruese. Andaj, i bëj thirrje drejtorit të Gjimnazit dhe drejtorisë së Arsimit në Vushtrri, që të marrin masa ndaj profesorit në fjalë. Sepse veprimet tij përmes videove lënë të kuptojnë, që një profesor i tillë nuk mund të arsimoj dhe edukoj kategorinë më të çmueshme të shoqërisë, rininë tonë”, thuhet në statusin e saj të publikuar më 27 janar.

Për reagimin e deputetes, Paci deklaroi në KTV se Ujkani ka qenë nxënëse në atë shkollë dhe sipas të gjitha gjasave nuk do ta padisë atë.

Edhe Shpërthen në lot gjatë intervistës profesori që u bë hit me videot në “TikTok” Arbëri Shpërthen në lot gjatë intervistës profesori që u bë hit me videot në “TikTok”

Ka folur edhe për telashet që ka shkaktuar gjithë kjo situatë në familjen e tij.

"I thashë vëllait tim, nëse të pyesin se çka e ke Lulzim Pacin, thuaj kushëri. Mos i thuaj vëlla", deklaroi Paci derisa ia nisi të qajë.