Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, është marrë sërish me sulmin ndaj autobusit të linjës Prishtinë-Vjenë në Serbi.
Çitaku ditë më parë kritikoi ndërkombëtarët që nuk po reagonin për sulmet e tilla, por menjëherë i kishte rënë pishman për këtë kritike, pasi që kompania kosovare kishte mohuar raportimin se autobusi i saj është sulmuar.
Megjithatë, kjo kompani sot ka konfirmuar se është sulmuar në Serbi dhe ka thënë se kjo nuk është hera e parë, por të kaluarat i kishte mbajtur larg mediave me arsyetim se ka mundur të jetë i rastësishëm.
Tani ambasadorja Çitaku thotë se ka mbetur pa fjalë kur ka kuptuar se vetë kompania nuk i ka publikuar këto sulme.
Ky është postimi i saj në Facebook:
“Tash na doli, që kompania e udhëtimeve paska fshehur rastet e sulmeve të autobusëve. Rastet qenkan të hapura në policinë e Serbisë, dhe qenkan disa.
Edhe
Çitaku demanton sulmin e autobusit kosovar në Serbi
E unë shqetësohem pse të tjerët nuk reagojnë, kur jemi ne vet që i mbulojmë.
Pa fjalë”
-
Çitaku i kërkon Osmanit reagim: E mbështet kursin konfrontues të Kurtit apo mendon ndryshe?
-
Vjen reagimi i Vlora Çitakut rreth (mos) njohjes nga Xhamajka
-
Pronarët e autobusit rrëfejnë për sulmin në Krushevc, Kosova ankohet se s’ka liri të lëvizjes
-
VV kërkon reagim ndërkombëtar kundër sulmeve ndaj shqiptarëve në Serbi