Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka cilësuar skandaloze paraqitjen e Rozeta Hajdarit, ministres në detyrë të Industrisë, në një konferencë për media të premten.
Hajdari tha se aktakuza ndaj saj për çështjen e rezervave politike ka qenë tërësisht politike. Ajo ka thënë po ashtu se në këtë rast kryeministri Albin Kurti nuk ka pasur punë.
Çitaku në një shkrim në Facebook, ka thënë se Hajdarin nuk po e ndjek askush politikisht. Ajo ka shkruar se Hajdari nuk ka kontribut në politikë, pos në abuzim.
“Çfarë paraqitje skandaloze nga Rozeta Hajdari. Paska thënë se po e “ndjekin politikisht”. Jo, Rozetë. Nuk të ndjek askush politikisht. Aktakuza që e ke mbi supe është për milionat e abuzuara si Ministre me rezervat shtetërore. Sepse në politikë, ti nuk ke bërë asgjë. Nuk ke peshe politike, nuk ke asnjë kontribut. Ajo që ke bërë është abuzimi me detyrën dhe lejimi që të instrumentalizohesh nga Albin Kurti. Kaq është e gjithë historia. Dhe sot, në vend që të përballesh me drejtësinë, del e sulmon Prokurorin që po bën punën e tij, implikon AKI-në, dhe mbron atë që të ka dhënë urdhra. Askush nuk është mbi ligjin Rozetë. As ata që abuzuan, as ata që i urdhëruan”, ka shkruar Çitaku.
Hajdari për aktakuzën ndaj saj: Afirmon tendencën politike të Prokurorisë kundër Qeverisë Kurti
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e ka quajtur tërësisht politike ngritjen...-
Hajdari: Aktakuza është politike, e afirmon tendencën politike të Prokurorisë kundër Qeverisë Kurti
-
Aktakuza ndaj ministers Hajdari, Çitaku: Asgjë nuk ka ndodhur pa aprovimin e Albin Kurtit
-
Çitaku: Pa keqpërdorime të resurseve shtetërore, Kurti do të pësonte fiasko edhe më të thellë politike
-
Çitaku për emërimin e zëvendësministrave nga Kurti: Mentalitet abuzues ndaj shtetit
-
Çitaku: Kurti u detyrua të tërhiqet nga përpjekja për të zgjedhur presidentin në stilin “karate”