Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e quajti fëmijërore dhe të papërgjegjshme sjelljen e kryeministrit Albin Kurti, pas mospjesëmarrjen në takimin e ftuar nga kryeministri Edi Rama.
Ajo shkroi në Facebook të hënën se Rama s’e ka ftuar Kurtin në dasmë familjare, por në takim me liderët e rajonit, që siç tha Çitaku, mospjesëmarrja “nuk është më refuzim personal i juaji karshi Ramës”.
Nënkryetarja e partisë opozitare shtroi pyetjen se si mund të jetë më e rëndësishme një konferencë në Greqi, sesa takimi me liderët e rajonit në Tiranë.
“Fëmijërore dhe politikisht e papërgjegjshme sjellja e Kryeministrit Kurti. Si qenka më me rëndësi një konferencë në ishujt e bukur të Greqisë sesa takimi me liderët e rajonit dhe Komisionin Evropian në Tiranë?! Kryeministër, Edi Rama nuk të ka ftuar në dasmë familjare, por në takim me liderët e rajonit, në kuadër të procesit të Berlinit. Në takime të tilla mospjesëmarrja juaj nuk është më refuzim personal i juaji karshi Ramës. Nuk ka asgjë personale këtu”, shtoi ajo.
Çitaku tha se mosdurimi dhe qasja idhnake e Kurtit po e dëmton Kosovën.
Edhe
Çitaku: Qasja aventureske e Kurtit e dërgon për herë të parë Kosovën të sanksionuar në dialog
Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka njoftuar se kryeministri Albin Kurti nuk do t’i shkojë në takim të hënën homologut të tij të Shqipërisë, Edi Rama, në kuadër të takimit me liderët e Ballkanit Perëndimorë.
Kryeziu ka shkruar në Facebook se Kurti ka marrë ftesë nga Rama një javë më parë për një drekë joformale me Komisionerin Evropian, Oliver Varhelyi, por siç tha aim muaj më parë Kurti ka konfirmuar pjesëmarrjen në një konferencë tjetër në Greqi.
-
Kurti refuzon sërish Ramën, kritikohet në Kosovë e Shqipëri
-
Çitaku: Kurti e takon Vuçiqin pa kushte e Ramën e kushtëzon për takim
-
Çitaku: Konferenca e Kurtit ishte material për komedi nëse Kosova s’do të ishte në gjendje të rënduar
-
Çitaku: Qesharake dhe e turpshme deklarata e Kurtit për pezullimin e Dialogut Strategjik