Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çitaku: Dick Marty duhet të tregojë nga kush u manipulua kur e bëri raportin

Vlora Çitaku - PDK

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, deklaroi se përpjekjet për vrasjen e ish-senatorit zviceran, Dick Marty, janë tendenca që e rikonfirmojnë faktin se Serbia tenton ta njollosë Kosovën dhe UÇK-në.

Ajo të hënën, në një konferencë për media, tha se Marty duhet të tregojë se cilat kanë qenë rrethanat që e shtyn atë t’i hetojë “pretendimet e fabrikuara nga shërbimi sekret serb dhe ai rus për trafikimin e organeve nga UÇK-ja”.

“Kush dhe cilat shërbime sekrete i kanë dhënë z. Marty dëshmi e prova, mbi të cilat ai ka ardhur në konstatimet e tij për krimet e luftës së UÇK-së? A ka qenë i kërcënuar apo i shantazhuar atëherë dhe a ndihet i manipuluar sot, pasi që vetë jeta e tij është në rrezik, nga po të njëjtat struktura që luajnë edhe rolin e kriminelit edhe të viktimës”, tha Çitaku.

Nënkryetarja e PDK-së deklaroi se ngritja e akuzave ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së e ka bazën në Beograd dhe në Moskë, derisa sipas saj, procedura është shantazhi, e qëllimi dëmtimi i imazhit të Kosovës.

“Pra, nëse një orkestrim për eliminim fizik të Martyt nga shërbimet sekrete serbe është evident, vetëm me qëllim që të përpiqen të njollosin edhe më tej të vërtetën tonë, është krejt e vërtetuar se një orkestrim për njollosjen e luftës së UÇK-së nga po të njëjtat struktura dhe e njëjta mendësi, përmes senatorit Marty ka qenë agjendë e mirë organizuar dhe e qëllimshme, e cila s’ka pasur të bëjë asgjë as me të vërtetën, as me drejtësinë”, ka thënë ajo.

Ditë më parë, Marty njoftoi se po e kalon jetën nën masa të rrepta sigurie, pasi ka marrë kërcënime me jetë.

Edhe Çitaku kritikon institucionet për mungesë qëndrimi pas “rastit Marty” LAJMET E MBRËMJES Çitaku kritikon institucionet për mungesë qëndrimi pas “rastit Marty”

Sipas tij, ato janë bërë nga shërbimet inteligjente serbe, e që synim kishin ta vrisnin dhe fajin t’ua hidhnin shqiptarëve, në sytë e të cilëve Marty nuk është figurë e pëlqyer për shkak të pretendimeve të tij në një raport, në bazë të të cilit u ngrit Specialja në Hagë.