Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çipa për vizitën e Blinkenit në Tiranë: Konfirmon preferencën që ka SHBA-ja për Shqipërinë në rajon

Analisti nga Shqipëria, Aleksandër Çipa, ka thënë se vizita e sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Tiranë të enjten është konfirmim i pozicionin e pëlqyer që ka Shqipëria për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, veçanërisht në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Blinken qëndroi për disa orë gjatë së enjtes në Shqipëri, nga ku e përgëzoi kryeministrin Edi Rama për rolin për të qenë forcë në stabilitetin rajonal. Sipas Çipës, vizita e Blinkenit ka rëndësi edhe për rajonin.

“Vizita e tij, në planin diplomatik, është konfirmim i pozicionit aq preferencial që ka Shqipëria për SHBA-në. Në raport me rajonin, Shqipëria e ka përcaktuar aleancën strategjike me SHBA-në. Në planin politik, ka rëndësi të posaçme për rajonin. Shqipëria përdoret prej SHBA-së si aleat partnerial në rajon që mund të delegojë modelin e preferencës amerikan për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë ai në “60 Minuta” të KTV-së.

Pse SHBA-ja preferon Shqipërinë ta ketë aleate kryesore në rajon, siç thotë Çipa, është arsyeja se është vendi që ka marrëdhënie më të pastra me fqinjët dhe s’ka rreziqe konfliktesh.

“Nuk ka asnjë dyshim që në planin e relacioneve bilaterale, Shqipëria duket se ka marrëdhënie më të pastër me vendet e rajonit. Në planin gjeopolitik lokal, Shqipëria nuk është një vend që ka marrëdhënie agresive me vendet fqinje. Nuk ka rreziqe konfliktualiteti. Është pozitë e rëndësishme në rajon. Është avantazh. Prandaj, strategjia amerikane është ta ketë një vend të tillë si aleate kryesore”, ka shtuar ai.

Edhe Blinkeni të enjten në Tiranë: Shqipëria, partnere kyçe në Ballkanin Perëndimor Arbëri Blinkeni të enjten në Tiranë: Shqipëria, partnere kyçe në Ballkanin Perëndimor

Çipa ka thënë se në 10-vjetëshin e fundit kryeministri Edi Rama ka investuar për t’u profilizuar si udhëheqës me ndikim në rajon.

“Është gjë evidente. Rama ka qenë në gatishmëri për të qenë palë e tretë mbi palët e rajonit”, ka deklaruar Çipa.

Për mostakimin e Blinkenit me opozitën në Shqipër, Çipa ka thënë se është përdorur arsyetimi se Partia Demokratike është në krizë të brendshme dhe e ndarë.

Çipa ka thënë se nuk duhet të ketë kaq mosmarrëveshje mes Ramës dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Edhe Blinken në Turqi, thekson nevojën për të mbajtur nën kontroll Shtetin Islamik në Siri Botë Blinken në Turqi, thekson nevojën për të mbajtur nën kontroll Shtetin Islamik në Siri

“Shqipëria duhet të ketë qasje tjetër ndaj Kosovës, veçanërisht në diplomaci. Duhet të organizohej një strategji mes dy vendeve për diplomaci”, ka përfunduar analisti nga Shqipëria.