Akri Çipa, njohës i marrëdhënieve ndërkombëtare, ka deklaruar se retorika serbe për rrugën drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës e shkel dakordimin e arritur në Bruksel mes palëve.
Ai ka thënë të mërkurën në “Interaktiv” të KTV-së se votimi kundër i Serbisë për Kosovën në KiE është dëshmi “kundër angazhimit që ka marrë përsipër Serbia për respektim të dakordimit”.
“Retorika e përdorur nga Serbia është shkelje e parimeve bazë për të cilat është dakorduar ajo në Ohër dhe bie ndesh me garancitë që i ka dhënë se s’do të bëhej pengesë për përfshirjen e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Vota kundër është shkelje e angazhimit që ka marrë Serbia, e edhe premtimeve që ua ka dhënë ndërkombëtarëve, votat që u pasqyruan reflektuan ndaj një izolimi të Serbisë”, është shprehur Çipa.
Sipas njohësit të raporteve ndërkombëtare, qëndrimet politike serbe kanë qenë të qarta ndaj Kosovës, duke potencuar se ajo po e shfrytëzon vakumin që Kosova ende s’është pranuar në KiE.
Ai ka thënë se procesi drejt anëtarësimit ka ende sfida.
“Duhet marrë parasysh edhe numrat që duhet të mblidhen e pastaj në Asamble dhe në Komitetin e Ministrave. Serbia po reflekton e po e shfrytëzon vakumin e krijuar për të artikuluar një politikë të qartë, po tentoj të bëjë më tepër pengesa drejt anëtarësimit të Kosovës”, ka shtuar Çipa.
Edhe
BE: Serbia po shkel obligimet me kundërshtimin e anëtarësimit të Kosovës në Interpol
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe disa vende të tjera evropiane, për Çipën ishin vende “përcaktuese në mbështetjen e aplikimit të Kosovës në KiE”.
“Janë të dukshme e të padukshme mbështetjet në rrafshin diplomatik për Kosovën”, është shprehur ai.
-
Rohde: Veprimet e Serbisë në KiE shkelin Marrëveshjen e Ohrit, Gjermania mbështet Kosovën
-
BE: Me sjelljen e saj në Këshillin e Evropës, Serbia po e shkel Marrëveshjen me Kosovën
-
BE-ja thotë se Serbia po e shkel Marrëveshjen me Kosovën me sjelljen e saj në KiE
-
BE: Delegacioni i Serbisë në Këshillin e Evropës ka shkelur marrëveshjen me Kosovën