Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Cilëve zyrtarëve publikë do t’iu kontrollohet pasuria nga AKK

Agjencia Kundër Korrupsionit ka hedhur shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve publikë, raporton KTV.

Në mesin e tyre janë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, e drejtori i përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni, deputetë të Kuvendit, kryetarë komunash, prokurorë, gjyqtarë e zyrtarë komunalë.

Gjithsej janë 886 zyrtarë publikë, pasuria e të cilëve do t’i nënshtrohet kontrollit të plotë nga 4989 zyrtarë publikë, të cilët kanë qenë të obliguar të deklarojnë pasurinë.