Kontrolli i Pasurisë Agjencia Kundër Korrupsionit ka hedhur shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve publik.
Në mesin e tyre janë edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli e drejtori i përgjithshëm i Policisë Shpend Maxhuni, pasuritë e të cilëve do të hetohen dhe do t’i nënshtrohen një procesi të kontrollit dhe krahasimeve me deklarimet dhe posedimin e pasurisë.
Në mesin e zyrtarëve të tjerë të cilët do t’i nënshtrohen këtij procesi janë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ai i Suharekës, Sali Asllanaj dhe i Obiliqit Xhafer Gashi.
Gjithashtu shorti ka përcaktuar që edhe pasuria e disa deputetëve të Kuvendit dhe ambasadorëve Alma Lama e Berndard Nikaj të kontrollohet në mënyrë të plotë.
Gjithsej janë 886 zyrtarë publik, pasuria e të cilëve do ti nënshtrohet kontrollit të plotë.
4980 zyrtarë të lartë publik kanë pasur detyrë të deklarojnë pasurinë ndërsa 72 nuk e kanë e deklaruar pasurinë.
-
Aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit, dyshohet se nuk i deklaroi 172 mijë euro
-
Shpend Ahmeti dënohet me 2 vjet burgim
-
Ish-kryetari i Prishtinës dënohet me 2 vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë për mosdeklarim të 172 mijë eurove
-
Ahmeti thotë se mbi 172 mijë eurot e padeklaruara ishin ndihmë financiare nga familja
-
Policia e Kosovës prin me numrin e zyrtarëve të vonuar në deklarimin e pasurisë