Agjencia kundër Korrupsionit ka hedhur shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë. Nga 4 mijë e 796 zyrtarë të cilët kanë pasur për obligim të deklarojnë pasurinë, AKK përmes shortit ka përzgjedhur 954 zyrtarë, të cilët do t’i nënshtrohem kontrollit të plotë të pasurisë.
“Nga dita e hënë fillon procedura e ndarjes së rasteve dhe fillimi i kontrollit. Pritet të përfundojë në dhjetor të këtij viti. Të gjithë zyrtarë që nuk e kanë deklaruar pasurinë dhe nuk kanë dhënë arsye janë proceduar” ka bërë të ditur drejtori i AKK-së Shaip Havolli.
Pasuria do t’i kontrollohet edhe presidentes Vjosa Osmanit dhe kryeministrit Albin Kurti. Pjesë e listës se dalë nga shorti janë edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetët Mimoza Kusari-Lila, Mefail Bajqinovci, Blerta Deliu-Kodra, kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini e të tjerë. Në të është edhe bashkëshortja e ish-presidentit Hashim Thaçit, Lumnije Thaçi.

-
Kurtit e Konjufcës do t’u kontrollohet pasuria
-
AKK-ja nesër hedh shortin për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik
-
950 zyrtarë të lartë publikë do t'i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë
-
Pak orë deri në mbyllje të afatit, ende qindra zyrtarë publikë s’e kanë deklaruar pasurinë
-
Tetë ditë deri në mbyllje të afatit, vetëm rreth 28 për qind e zyrtarëve e kanë deklaruar pasurinë