Agjencia kundër Korrupsionit organizon nesër hedhjen e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.
Hedhja e shortit për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik bëhet konform Ligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik.
Kontrollit të plotë të pasurisë së deklaruar, nga ana e Agjencisë do t'i nënshtrohen 20% e numrit të përgjithshëm të listës së zyrtarëve publik që kanë bërë deklarimin e plotë të pasurisë.
Hedhja e shortit organizohet në objektin e Agjencisë kundër Korrupsionit, në orën 11:00.
Artikuj të ngjashëm
-
954 zyrtarë do t’i nënshtrohen kontrollit të pasurisë, në listë edhe Osmani e Kurti
-
950 zyrtarë të lartë publikë do t'i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë
-
Pak orë deri në mbyllje të afatit, ende qindra zyrtarë publikë s’e kanë deklaruar pasurinë
-
Kurtit e Konjufcës do t’u kontrollohet pasuria
-
Rreth 300 zyrtarë ende nuk e kanë deklaruar pasurinë