Ende nuk ka shkuar në komisionin për Arsim të Kuvendit të Kosovës lista me emrat e anëtarëve të bordit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit, të përzgjedhur nga Ministria e Arsimit.
Janë përzgjedhur 6 anëtarët vendorë të bordit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit si dhe 3 anëtarët ndërkombëtarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDerisa nuk ka afat se kur do të ratifikohen në kuvend emrat, zyrtarë të komisionit për arsim kanë hedhur akuza për shkelje të ligjit ndaj ministrit Bytyqi. Anëtarja e këtij komisioni, Arbërie Nagavci, thotë se ka njohuri se ministri i Arsimit tashmë e ka emëruar një kryetar të Bordit ende pa u ratifikuar komplet lista dhe kjo përbën shkelje të procedurave ligjore.
E Valmir Gashi, këshilltar i ministrit të Arsimit, thotë se emërimin e kryetarit të bordit e ka bërë ministri vetëm përkohësisht.