Anëtarë të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi dhe njohës të çështjeve të arsimit po kërkojnë nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi që sa më parë të emërojë anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KSHC) të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA).
Kjo pasi kjo agjenci gjendet përballë dy sfidave, rrezikun për përjashtim nga Asociacioni Evropian i Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ENQA) dhe afati i limituar kohor për ankesë në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR) pas përjashtimit që ia bëri Agjencisë më 27 shkurt, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në fillim të javës së kaluar, Komisioni për shqyrtimin e aplikacioneve për anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë ia ka propozuar ministrit, Shyqiri Bytyqi 16 kandidatë vendorë për anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim. Nga këta 16, ministri duhet të zgjedhë 6 anëtarë, ndërkaq edhe 3 anëtarë të huaj ia propozojnë partnerët ndërkombëtarë.
Megjithatë, deri tash Bytyqi nuk i ka emëruar anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, emrat e të cilëve duhet t’i dërgojë në Qeveri. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Bytyqi: Nuk do të ndërrohen emrat e propozuar për Bordin e Akreditimit
-
Emërohen anëtarët e rinj të KShC të Agjencisë Kosovare të Akreditimit
-
Ekspertët nisin vlerësimin e 240 programeve studimore
-
Mbi 200 kërkesa për akreditim në pritje për shqyrtim në Këshillin shtetëror të cilësisë
-
ENQA përjashton Agjencinë e Kosovës për Akreditim