Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, nuk do të heqë dorë nga emrat e propozuar muaj më parë për anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë në Agjencinë e Kosovës për Akreditim (AKA).
Kërkesën për anulimin e emrave të propozuar ia kanë parashtruar organizatat e shoqërisë civile që janë pjesë e Koalicionit për Integritet dhe Transparencë në Universitet (KITU), shkruan sot Koha Ditore.
Të njëjtën kërkesë e kanë edhe përfaqësues të tjerë që merren me arsim dhe anëtarë të Komisionit parlamentar për Arsim. Ata konsiderojnë se bordit të ri i duhen njerëz me kredibilitet të lartë dhe shumë profesionistë.
Agjencia e Kosovës për Akreditim është jofunksionale që nga 25 shtatori i vitit të kaluar kur me kërkesë të kryeministrit Ramush Haradinaj, ministri Shyqiri Bytyqi shkarkoi Bordin e kësaj agjencie dhe ushtruesen e detyrës së drejtorit të Agjencisë me arsyetimin se procesi i akreditimit është përcjellë me “parregullsi serioze”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Ministrit Bytyqi i kërkohet ta emërojë sa më parë Bordin e Akreditimit
-
Shoqëria civile kërkon që të anulohen vendimet e ministrit në largim të Arsimit
-
Emërimi i drejtorit të Agjencisë së Akreditimit i bllokuar tash e 1 vit
-
Kërkohet me urgjencë të emërohet drejtori i Akreditimit
-
Kërkohet të anulohet emërimi i anëtarit të Bordit të Akreditimit